Miliona njerëz po humbin jetën nga infeksionet që u rezistojnë ilaçeve




Miliona njerëz po humbin jetën nga infeksionet që u rezistojnë ilaçeve

12:57 20/01/2022

Infeksionet e shkaktuara nga bakteret rezistuese ndaj antibiotikëve po shkaktojnë vdekjen e miliona njerëzve. Sipas një raporti të ri, i cili konsiderohet si studimi më i madh për këtë çështje, më shumë se 1.2 milion persona humbën jetën  në 2019.

Kjo shifër është më e lartë sesa ajo e vdekjeve vjetore nga malaria dhe AIDS.

Përdorimi i tepruar i antibiotikëve për infeksione jo shumë të rënda, nënkupton se ato po bëhen më pak efektive kundër atyre që janë serioze. Më shumë njerëz po ndërrojnë jetë pasi bakteret që shkaktojnë infeksionet, janë bërë më rezistente ndaj trajtimeve.

Studiuesit besojnë se rreth 5 milionë njerëz kanë humbur jetën në 2019 nga sëmundje ku ka pasur rol rezistenca ndaj baktereve, ndërsa 1.2 milion vdekje janë shkaktuar  drejtpërdrejt nga ky problem. Ata rekomandojnë që të ketë investime urgjente në ilaçe të reja dhe që ato që ekzistojnë të përdoren më mirë.

Klan News













Të ngjashme