Matthew Lepre, një milioner 26-vjeçar, kërkon të punësojë një person që të shërbejë si asistenti i tij. Sikurse thotë edhe ai vetë, do të jetë “puna më e mirë në botë”.

Asistenti personal i tij do të paguhet 52 mijë Dollarë në vit dhe do të udhëtojë me 26-vjeçarin nëpër botë, ku do të qëndrojë në hotelet më luksoze, dhe të gjitha do t’i ketë të paguara.

Matthew jeton në Australi, por ai bën udhëtime të shpeshta në Japoni, Dubai dhe SHBA. 26-vjeçari kërkon që asistenti i tij ta ndihmojë edhe në hapjen e sipërmarrjeve të tjera, përveç bizneseve që ka në pronësi.

“Paga do të bazohet në përvojën e tij, por pagesa bazë nuk do të përfshihet në shpenzimet e udhëtimeve dhe akomodimit. Sigurimet shëndetësore paguhen veçmas nga unë”

, tha ai për “Daily Mail”.

Matthew kërkon gjithashtu që asistenti personal i tij të ketë aftësi të mira edhe në kompjuter dhe të disponojë pasaportë të vlefshme për të udhëtuar lirshëm nëpër vendet e botës.

Bizneset e 26-vjeçarit gjenerojnë 120 mijë Dollarë fitime në muaj. Ai braktisi studimet e larta në moshën 23-vjeçare dhe krijoi vetë biznesin e tij. Aktualisht ai zotëron 4 dyqane shitjesh online.

/tvklan.al