Militantët palestinezë hodhën dy raketa nga Rripi i Gazës në drejtim të Izraelit jugor, të cilat u kapën nga mbrojtja raketore. Sulmet erdhën pas një bastisjeje që kryen izraelitët në Bregun Perëndimor nga ku humbën jetën nëntë persona në kampin e refugjatëve Jenin, duke shënuar një nga sulmet më vdekjeprurëse. Burime të sigurisë në Gaza i thanë agjencisë së lajmeve France-Presse se kishte pasur 15 sulme në orët e para të mëngjesit. Dëshmitarët dhe mediat lokale raportuan se dronët izraelitë qëlluan dy raketa në objektiva në Gaza, duke shkaktuar katër shpërthime të mëdha.

Raketat u lëshuan  nga qytetin e Ashkelon, rreth 12 km në veri të Gazës, i cili kontrollohet nga grupi militant islamik Hamas. Disa orë më vonë, ushtria izraelite iu kundërpërgjigj gjithashtu me sulme të njëpasnjëshme.  Dëshmitarët palestinezë deklaruan se avionët izraelitë kishin shënjestruar një kamp në Hamas, por askush nuk mbeti i lënduar.

Pas dhunës në Jenin, Autoriteti Palestinez bëri të ditur se po i jepte fund koordinimit të sigurisë me Izraelin, një marrëveshje që vlerësohet gjerësisht për të mbajtur rendin në Bregun Perëndimor dhe për parandalimin e sulmeve kundër Izraelit. Marrëveshja është ngrirë shumë herë në shenjë proteste.

Kryeministri Benjamin Netanyahu tha se Izraeli nuk po kërkon të përshkallëzojë situatën, megjithëse ai urdhëroi forcat e sigurisë të jenë në gatishmëri.

Zyrtarët e SHBA-së, OKB-së dhe arabë bënë thirrje për uljen e tensioneve midis zonave të Bregut Perëndimor që kanë parë operacione të intensifikuara izraelite. Dhuna është rritur që nga një seri sulmesh vdekjeprurëse në Izrael marsin dhe prillin e kaluar. Ngërçi diplomatik vijon pasi palestinezët refuzojnë bashkëjetesën me Izraelin  ku qeveria e re e djathtë e Netanyahut përfshin anëtarë që kundërshtojnë shtetësinë palestineze.

Klan News