“Të parët mjeket infermieret dhe azilet”

Mes 80-vjecarëve që morën sot vaksinën ishte edhe regjisori Pirro Milkani. Në një deklaratë për mediat, regjisori u shpreh se i vinte mirë që të parët që morën dozat ishin mjekët, infermierët dhe të moshuarit e azileve.

Ai tha se është shumë i kënaqur që është një ndër 600 mijë qytetarët që është vaksinuar dhe shtoi se ishte një proces i lehtë.

‘Është një vaksinim fare i thjeshtë, i zakonshëm. Duhet të pres 30 minuta. Unë jam shumë i kënaqur që e kam bërë mbas 6000 qytetarëve të nderuar të republikës së Shqipërisë, të respektuar siç janë mjekët dhe infermierët. Ata pleqtë e azileve. Unë them se kam këmbën e mbarë”, tha Milkani.

Po ashtu u bëri thirrje të gjithëve që të gjithëve që të marrin vaksinën, pasi sipas tij vaksinimi është shpëtimi i pandemisë./tvklan.al