Burime të NATO-s në Bruksel ka njoftuar se sot pritet që Millosheviç të shpallë projektin serb për vetëadministrimin e Kosovës i cili sipas burimeve të mësipërme bazohet tek propozimi që i ka paraqitur ndërmjetësi ndërkombëtar Ambasadori Ameriksan Kristofer Hill, autoriteteve të Beogradit dhe palës shqiptare. Propozimi serb për vetëadmistrimin e gjërë në Kosovë, përfshin dhe 11 pikat të cilat janë bërë të ditur nga Millosheviç pas nënshkrimit të marrëveshjes me Hollbruk. Sipas burimeve Europiane ky plan ofron bazën për marrëveshjen e ardhshme së cilës mund ti bëhen dhe disa përmirësime dhe plotësime në mënyrë që të afrohen qëndrimet e të dyja palëve.  Negociatat Shqiptaro-Serbe priten të fillojnë në 4 Nëntor ndërkohë që fshatrat kosovarë vazhojnë të përballen me katastrofën humanitare.

Pamje forca ushtarake serbe, refugjatë kosovarë./tvklan.al

Gazetare : Mirela Milori