Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Ish-presidenti jugosllav Sllobodan Milosheviç, dënoi sot revoltën masive që e detyroi atë të largohet nga pushteti, si një grusht shteti dhe filloi një sulm të ashpër ndaj kundërshtarëve të tij politik. Këto i ka shprehur Millosheviç në Kongresin e jashtëzakonshëm të PS së Serbisë. Millosheviçi i cili është duartrokitur nga delegatët dhe mbështetësit e tij tha, se kundërshtarët po përpiqen të rishkruanin historinë e fushatës së bombardimeve të NATO-s të vitit të kaluar kundër Jugosllavisë.

Kongresi i sotëm i PS Serbe tregon, se Millosheviçi jo vetëm që nuk u largua nga politika e Jugosllavisë së mbetur, por është një palë mjaft efektive si opozitë e saj./tvklan.al

Gazetare – Mirela Milori