Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Milto Kordha është drejtori i porsa komanduar i Drejtorisë së Policisë së Qarkut Elbasan. Me një karrierë 25 vjeçare në polici, koloneli Kordha, rendit Fierin, Vlorën, Durrësin, Shkodrën dhe tani Elbasanin, të cilit i duhet të ruaj dhe të rrisë sigurinë e këtij qyteti. Pas prezantimit dhe takimit me efektivët e policisë, Milto Kordha shprehet:

Milto Kordha:- “Është një detyrë e vështirë, pasi në Elbasan treguesit e luftës kundër kriminalitetit janë në shkallën më të lartë, ruajtja e rendit është pothuajse në majat më të larta, gjë e cila më shtron mua si detyrë ruajtjen dhe konsolidimin e këtyre arritjeve në këtë drejtori. Arritjet këtu nuk kanë qenë të individëve të veçantë, por të të gjithë efektivëve që punojnë në këtë drejtori”./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti