Fiton duelin e katërt ndaj Phoenix Suns, barazon finalen në 2-2

Barazohet gjithçka në serinë e finaleve të NBA. Milwaukee Bucks fitoi 109-103 ndaj Phoenix Suns në finalen e katërt play off, duke barazuar 2-2 serinë e ndeshjeve. Ashtu sikurse bënë Suns në dy takimet e para, edhe Bucks shfrytëzuan në maksimum faktorin fushë në dy takimet e luajtura në shtëpinë e tyre, duke rikthyer ekuilibrin.

David Booker realizoi 42 pikë për miqtë, por që nuk mjaftuan për të evituar humbjen. Chris Paul nuk ishte në formën e tij më të mirë. Për dy perioda që u aktivizua nuk arriti të shënojë më shumë se 10 pikë dhe asnjë asist nga ylli i NBA.

Për vendasit shkëlqeu Middleton, që realizoi plot 40 pikë, mbështetur edhe nga Giannis Antetokounmpo, me 26 pikë e 14 rebound, një dyshe që bëri diferencën në parket. Ndeshja e radhës do të luhet në fushën e Phoenix. Kush fiton 4 sfida, shpallet kampion i NBA.

Klan News