Mineralet që përpunohen në vend nuk do të kenë rente minerare për 3 vjet



Mineralet që përpunohen në vend nuk do të kenë rente minerare për 3 vjet

17:00 02/02/2021

Komisioni i Ekonomisë rrëzon dekretin e kthimit të ligjit nga presidenti

Komisioni i Ekonomisë ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta, për kthimin e ligjit të taksave kombëtare, i cili përjashton nga renta minerare mineralet metalore për 3 vjet për sasitë që përpunohen brenda Shqipërisë.

Presidenca e konsideroi ligjin si favorizues të industrive të veçanta, çka sipas tyre bie ndesh me Kushtetutën dhe barazinë që legjislacioni duhet të ofrojë për të gjithë sektorin, pasi ul ngarkesën fiskale vetëm për zinxhirin përpunues në vend.

Por për mazhorancën ligji në fakt nxit investimet në industrinë përpunimit vendas dhe shpëton vendet e punës që krijohen nga ky sektor në Shqipëri. Për deputetin Ervin Bushati, roli i presidentit në kthimin e ligjeve është me natyrë politike dhe jo ekonomike e kushtetuese.

Kundërshtime pas kthimit për rishqyrtim të uljes së rentës minerare për metalet e kromit, bakrit, nikelit dhe zinkut pati dhe nga shoqatat e biznesit, të cilat numëruan 19 kompani vendase që ndodhen në gjendje të vështirë nga pandemia të cilat kanë investuar 140 milionë euro në fabrika përpunimi metalesh.

Kjo industri në Shqipëri punëson 2200 individë. Renta minerare varion nga 4 deri në 10% e vlerës se mineralit që eksportohet në bazë të llojit të metalit.

Tv Klan







Të ngjashme