Përbërësit:

500 gr mollë

60 gr sheqer

60 gr bukë e grirë

50 gr gjalp

50 gr rrush i thatë

50 gr bajame

2 limona

1 petë sfoliat

1 vezë

https://youtu.be/k06gbkTQMn8?t=5m40s

Përgatitja:

Fillimisht pastrojmë mollët dhe i bëjmë me limon që të mos nxihen, në to shtojmë kanellë dhe sheqer kaf dhe i gatuajmë me pak gjalp në një tenxhere. Pasi i gatuajmë për pak shtojmë rrush të thatë, bajame dhe pak bukë të grirë. Me masën e përgatitur mbushim petën sfoliatë dhe e fusim në furrë në 170 gradë. Në një tjetër tenxhere përgatisim shurup me ujë dhe sheqer kaf të cilin e ziejmë për disa minuta dhe e bëjmë pure me një pjesë të mollëve me të cilën bëmë mbushjen e sfoliatos. Shurupin e hedhim në pjatë dhe mbi të vendosim strudelën e mollës. 

Receta është përgatitur në emisionin “Sfida e gatimit”.

/tvklan.al