Përbërësit:

115 gr çokollatë

115 gr miell bajame

115 gr sheqer pluhur

115 gr gjalp

100 gr e bardhë veze

100 gr jogurt grek

60 gr të verdhë veze

20 gr niseshte

100 gr kakao

3 gr maja ëmbëlsirash

1 lugë kafe spec djegës

Luleshtryshe

Gjethe mente

Përgatitja:

Në një tas vendosim gjalpin dhe e fusim në mikrovalë që të shkrijë pak. Pasi shkrin shtojmë sheqer pluhur dhe të verdhat e vezëve dhe i përziejmë me mikser. Në një tjetër tas fryjmë me mikser të bardhat e vezës me pak kripë dhe në të shtojmë edhe pak sheqer pluhur. Në një tjetër tas bashkojmë miellin, kakaon dhe majanë. Tek tasi me të verdhat e vezëve shtojmë gjysmën e të bardhave të rrahura, më pas ngadalë shtojmë me sitë miellin, kakaon, majanë, çokollatën dhe i përziejmë të gjitha bashkë. Shtojmë dy lugë nisheshte dhe një lugë çaji spec djegës dhe i përziejmë të gjithë përbërësit bashkë. Brumin e vendosim në forma dhe e fusim në furrë që të piqet.

Presim luleshtryshet në kubike dhe i marinojmë me lëng limoni, sheqer kaf dhe më pas me mikser i bëjmë krem. Edhe kosit i shtojmë sheqer pluhur dhe e rrahim mirë. Vendosim në pjatë fillimisht kremin e luleshtrydheve. Mbi të vendosim një minikek dhe pak nga kosi me sheqer, si dhe sheqer pluhur.

/tvklan.al