Minishengeni ballkanik, Meta: Nuk ndaloj iniciativa për të bërë foto

Minishengeni ballkanik, Meta: Nuk ndaloj iniciativa për të bërë foto

22:30 14/11/2019

Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë nënshkruar një marrëveshje në parim në Ohër që i hap rrugë idesë së krijimit të një minishengeni në Ballkan.

Presidenti Ilir Meta deklaroi këtë të enjte se nuk ndalon asnjë iniciativë të askujt për t’u takuar, diskutuar apo për të bërë foto. Megjithatë për sa i përket kësaj çështje, ai theksoi nga emisioni “Opinion” në Tv Klan se nuk ka pasur asnjë konsultim nga ana e kryeministrit Edi Rama.

Sipas Metës, kjo iniciativë duhej të konsultohej që në fillim me Kosovën dhe vendet e tjera të rajonit. Meta deklaroi se është pro çdo iniciative që i forcon rrugën europiane Shqipërisë.

“Unë nuk ndaloj asnjë iniciativë të askujt për t’u takuar, për të diskutuar, për të bërë foto. Nuk kam pasur ndonjë konsultim nga ana e kryeministrit. Problemi është që çdo iniciativë rajonale duhet t’i shërbejë faktorizimit të mëtejshëm të Shqipërisë dhe të shqiptarëve dhe forcimit të projektit të integrimit europian të Shqipërisë apo dhe të shqiptarëve në tërësi. Shqetësimi im është që nisma të tilla duhet të diskutohen për impaktin që kanë me grupet e biznesit dhe me njerëz që kanë disa vlera. Nuk e kuptoj një iniciativë rajonale ku nuk konsultohet që në fillim Kosova, Mali i zi dhe vende të tjera të rajonit. Unë jam pro çdo iniciative rajonale e cila e forcon rrugën europiane të Shqipërisë. Energjitë tona duhet të jenë në kushtet e Bundestagut sepse vetëm ato na çojnë përpara dhe do të përmirësojmë edhe atë klimë mosbesimi që ekziston ndaj Shqipërisë për të  gjitha ato probleme”, tha Meta./tvklan.al




UKT
Grupi
LAJMET

Të ngjashme


UKT
Grupi