Këshilli i Ministrave të BE: Të hapen negociatat me Tiranën dhe Shkupin

Këshilli i Ministrave të BE: Të hapen negociatat me Tiranën dhe Shkupin

14:30 24/03/2020

Varhejli: Mesazh i qartë se e ardhmja e Ballkanit është në BE

Lajmi i shumëpritur për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut erdhi, pavarësisht se në një kohë të vështirë. Këshilli i Ministrave për Europën i vendeve anëtare të Bashkimit Europian, i dha dritën jeshile hapjes së negociatave të anëtarësimit për Tiranën dhe Shkupin.

Vendimi u mor në një mbledhje të zhvilluar përmes videokonferencave, për të shmangur takimin në sallën e mbledhjeve të Këshillit Europian, për shkak të masave të rrepta kundër koronavirusit. I pari që bëri publik vendimin ishte ministri gjerman për çështjet Europiane, Mishael Roth, i cili e konsideroi marrëveshjen “një lajm të mirë për këto ditë të zymta. Urime për Tiranën dhe Shkupin, e keni merituar”.

Pas këtij vendimi reagoi edhe Komisioneri Europian për Zgjerimin, Oliver Varhelji. Ai shprehu entuziazmin për këtë vendin, që sipas Varheljit “është një mesazh me zë të lartë dhe të qartë se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në Bashkimin Europian”.

Pro vendimit ishin edhe ministrat e vendeve skeptike si Franca e Holanda. Gjithsesi, Holanda mbështet kushtet e vëna më herët për luftë më të ashpër kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe reformimin e sistemit të drejtësisë, ndërsa vlerëson përparimin e dukshëm të bërë në këto drejtime.

Vendimin përfundimtar për nisjen e negociatave e marrin liderët e vendeve anëtare të unionit në samitin e Majit që zhvillohet në Zagreb.

Tv Klan




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi