EU-UkraineMinistrat e Jashtëm të vendeve antare të Bashkimit Europian bënë një tjetër përpjekje për të zgjidhur me mjete diplomatike krizën ukrainase. Mbledhja u zhvillua në Vjenë, pasi Austria është vendi i i rradhë që kryeson komitetin e jashtëm të Këshillit të Europës. Pjesëmarrës në këtë takim ishin edhe ministrat e jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës. Shefi i diplomacisë ruse Sergei Lavrov tha përpara nisjen drejt Vjenës se mbajtja e bisedimeve të reja ndërkombëtare për krizën ukrainase nuk ka asnjë vlerë, pasi marrëveshja e parë e zhvilluar në Gjenevë nuk u implementua. Lavrov u shpreh se gjithashtu se mbajtja e zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë ishte e pamundur, derisa ushtria po përdoret kundër popullit. Po ashtu, vetëm ministri i jashtëm i Austrisë Sebastian Kurz i tha homologut të tij ukrainas Andrij Deshçicia  të mos priste asnjë mrekulli nga ky takim. Megjithatë, ai premtoi mbështetje për zgjedhjet presidenciale.

Presidenti francez Francois Hollande paralajmëroi gjatë një interviste për mediat në Paris se Ukraina rrezikonte luftën civile nëse nuk zhvilloheshin zgjedhjet. Hollande e konsideroi të papranueshme që një vend të pengojnë një vend tjetër për të zhvilluar zgjedhje. Situata në lindje të Ukrainës vijon të jetë e tensionuar. Ushtria vijon operacionet në Slaviansk, ndërsa ka ngirtur post-blloqe në Kiev, për të penguar trafikun e armëve dhe materialeve shpërthyese, në kuadër të garantimit të sigurisë për zgjedhjet e 25 majit.

Tv Klan