I ftuar mbrëmjen e sotme në “Opinion” në Tv Klan, Ministri i caktuar për menaxhimin e situatës së shkaktuar nga koronavirusi, Arben Ahmetaj tha se bizneset e vogla do të paguhen përmes bankave për ata që verifikohen që kanë qenë në bordero si të vetëpunësuar.

“Nesër në mëngjes del online pyetësori, bëhet verifikimi dhe paratë i kalojnë bankës dhe nëse nuk ka llogari bankare, do t’u hapet një llogari dhe do vijojë për muajt e pandemisë”.

Ahmetaj tha se pagat nisin në Prill, dhe në këtë muaj do të paguhet muaji Mars.

“Nëse është biznes i vogël, deri 14 milion lekë, do të paguhen, ato që janë penguar nga urdhri 193… por janë specifikisht ato biznese të vogla të cilat janë drejtpërsëdrejti mbyllur për shkak të urdhrit 193”. /tvklan.al