Ministri Cakaj: Kosova i dha shembull rajonit për organizimin e zgjedhjeve

Ministri Cakaj: Kosova i dha shembull rajonit për organizimin e zgjedhjeve

10:11 08/10/2019

Organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të dielën e 6 Tetorit në Kosovë, ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj e konsideron shembullore. Sipas tij, zgjedhjet në Kosovë i dëshmuan rajonit se është vend me elektorat të pjekur.

“Kosova i ka dhënë shembull rajonit si organizohen zgjedhjet. Dhe ka dëshmuar se Kosova ka elektorat të pjekur”, është shprehur ministri Cakaj kur u pyet nga gazetarët gjatë konferencës për shtyp në Tiranë me homologun austriak.

Cakaj theksoi se Shqipëria do të vijojë bashkëpunimin e ngushtë me Kosovën pas formimit të qeverisë së re.

“Mezi po presim të fillojmë bashkëpunimin me qeverinë e re të Kosovës. Pavarësia e saj është e pakthyeshme dhe integrimi i dy vendeve është i pa alternativë”, deklaroi Gent Cakaj.

Në zgjedhjet e së dielës në Kosovë, rezultuan fituese partitë opozitare Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurti dhe në vend të dytë u rendit kandidatja e LDK-së Vjosa Osmani. PDK, e cila ka qenë në pushtet për 12 vite, pranoi humbjen në këto zgjedhje. Albin Kurti është shprehur i gatshëm për të krijuar koalicion me LDK-në për formimin e qeverisë së re. /tvklan.al

Delta
LAJMET

Të ngjashme

AZHBR
UKT
UKT
Doktori