Minisitri i Kulturës Edi Rama ka bërë të ditur se do të ketë me shumë aktivitete kulturore. Në mbledhjen e sotme sëbashku me ministrin Rama ndodhej Daniel Darshys, sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Europës, një institucion ky që ka marrë në patronazh ” Festivalin e Vjeshtës”. Aktivitet që do të përbëjnë këtë festival do të jenë koncerte, arte vizive, filma dhe ekspozita. Festivali do të hapet sot në orën 18:00 ku në sallën e Odeonit Koncertor do të jepet një koncert i Ambsamblit Gjerman. Krahas filmave të huaj do të jepen dhe filma shqiptarë ku do të shoqërohen dhe me diskutime.  Sipas ministrit Rama, aktivitetet që do të shfaqen në këtë periudhë, do të mbushin atë vakuum në kulturën shqiptare.

Pamje Ministri i Kulturës Edi Rama konferencë shtypi. Daniel Darshys./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj