Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Një takim i hapur është zhvilluar sot në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës, midis OJQ-ve rinore dhe ministrit të Kulturës Rinisë dhe Sporteve Edi Rama. Ky takim i kërkuar nga vetë të rinjtë kishte si qëllim shprehjen e solidaritetit ministrit të Kulturës për reformat si dhe diskutimin e problemeve që shqetësojn sot rininë. Në një diskutim të hapur dhe tepër miqësor, ministri i Kulturës Rama, ka kërkuar që realizimi i mundësimit të projekteve, të ketë vulën e solidaritetit e bashkëpunimit. Ka 9 vjet që artistët e rinj veçanërisht aktorët, regjizorët dhe instrumentistët braktisin shqipërinë sepse shteti nuk u hap dyert e teatrove dhe skenat dinjitoze të kulturës shqiptare. Probleme të tilla si dhe përballja e tregut të punës në art nëpërmjet konkurseve dhe projekteve, ishin në qendër të diskutimeve.

Duke e parë Këshillin Rinor Shqiptar, si një partner kryesor të ministrisë së Kulturës, ministri Rama ka kërkuar, më tepër prakticitet duke e lënë prapa ideologjinë. Të rijtë të cilët e kanë përshëndetur ministrin e kulturës Rama, për reformat e tij, i kanë ofruar nga ana e tyre jo vetëm solidaritet, por edhe bashkëpunim intensive.

Ministri Rama i hapur për debatin ofroi ndihmën e tij dhe të dikasterit që ai drejton për të gjithë të rinjtë dhe organizatat rinore. Që kanë nevoj për të realizuar projektet e tyre. Ai përshëndeti të rinjtë e shkollës së mesme “Qemal Stafa”, të cilët ditët e fundit kanë organizuar dhe realizuar një project që inagurohet nesër./tvklan.al