Ministri i Arsimit Et’hem Ruka në një intervistë flet për ristrukturimin e sistemit arsimor në Shqipëri. Ministri Ruka shprehet se në vitin e ardhshëm për shkak të mbingarkesës në shkollat e mesme, mendohet që ato të profilizohen. Ky profilizim do jetë në dy drejtime, shkencor dhe shoqëror. Gjithashtu po punohet dhe në kurrikulat e shkollave tetëvjeçare që mos të krijohet një boshllik.

Në kuadrin e ristrukturimit të sistemit arsimor në Shqipëri, Ministria e Arsimit ka planifikuar për vitin e ardhshëm shkollor të krijojë një projekt pilot për shkollat e mesme, pasi këto janë shumë të ngarkuara. Këto shkolla nuk janë sipas modeleve dhe standarteve europiane. Ne mendojmë që vitin e ardhshëm t’i profilizojmë të gjitha shkollat.”– është shprehur ai./tvklan.al