Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

30 milion franga franceze për shëndetësinë shqiptare. Ministri i Shëndetësisë Franceze Bernard Kushner në vizitën e katërt në Shqipëri dhe pas takimit më presidentin e republikës, sot takohet dhe nënshkruan marrveshjen me ministrin e Shëndetësisë Solis.

Pesë specialitete janë ato që do të ngrihen me ndihmën franceze, të përmbledhura në një spital të ri brenda qendrës spitalore “Nënë Tereza”. Ky bashkëpunim është i ndërsjelltë i cili është forcuar më tepër gjatë periudhës së emergjencës, pas mbrritjes së kosovarëve në shqipëri.

Ndërsa duke vizituar ambjentet të dy ministrat kanë vëzhguar se çfarë mungon dhe ku duhet ndërhyrë për ndërtim. Ministri francez Bernard Kushner shpjegon.

Bernard Kushner, Minstri Francez i Shëndetësisë:- “Vijë këtu në kuadrin e miqësisë. Qeveria Franceze është ajo që po dërgon specialist në një koqë që shumë të tjerë po largohen nga shqipëria. Një urim ng Franca është që kosovarët të kthehen sa më shpejt në Kosovë me kushte sigurie sa më të larta. Pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje do të forcojmë më shumë lidhjet midis mjekëve francez dhe atyre shqiptar. Më tej qeveria franceze do të dhuroj 1.6 milion për Institutin e Shëndetit Publik, për më shumë asistencë teknike”./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti