Në Francë ekzistojnë rreth 100 lagje që janë po aq të rrezikshme sa ajo Molenbek në Belgjikë, që konsiderohet një çerdhe e xhihadistëve.

Ky është paralajmërimi i ministrit francez të Çështje Urbane, Rinsë dhe Sporteve, Patrick Kanner.

Sipas tij, në Francë ekzistojnë qindra lagje të ngjashme me distriktin e Brukselit, që janë “shtëpia” e ekstremistëve të lidhur me veprime terroriste në Europë.

Ky fakt është zbuluar, në momentin që agjensitë antiterror në të gjithë Europë, janë ende në kërkim të 8 të dyshuarve në arrati, pas sulmeve në Bruksel dhe në Paris.

32580B3600000578-0-image-a-1_1459152400651

“Ne e dimë që ka rreth 100 lagje në Francë që kanë një potencial të ngjashëm me atë të Molenbek, ku fshihej Salah Abdeslam’, ka thënë përgjatë një interviste radiofonike antëri i Partisë Socialisë në Francë, duke shkaktuar një debat në vend.

Ndërkohë sipas CNN, agjesitë investigative europiane po punojnë për kapen e 8 të dyshuarve pas sulmeve në kryeqyetetin belg, emrat e të tyre janë përfshirë në një dokument sekret prej 11 faqesh.

Rrjeti amerikan ka mundur të zbulojë emrat e dy prej tyre: Naim al-Hamed dhe Yoni Patric Mayne.

Emri i Naim al-Hamed, që duket në këtë foto, është ende në kërkim dhe dyshohet të jetë i përfshirë si në sulmet e Paris ashtu dhe ato Brukselit.

naim al hamend

Ndërkohë që Yoni Patric Mayne me shtetësi belge, është personi që ka shoqëruar Abaaoud, drejt Syria në vitin 2014.

Policia holandeze ka bërë të ditur se ështe arrestuar një 32-vjeçar francez, në qyetin port të Roterdamit, i cili dyshoheh për një plane për një sulm terrorist, kanë thënë hetuesit./tvklan.al