Ministri gjerman: Larg duart nga kufijtë e Ballkanit



Ministri gjerman: Larg duart nga kufijtë e Ballkanit

14:28 03/05/2021

Gjermania i vazhdon angazhimet për fillim sa më të shpejtë të negociatave aderuse në mes Bashkimit Evropian dhe dy shteteve ballkanike – Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ministrat e Punëve të Jashtme, Heiko Maas dhe Bujar Osmani pas takimit të mëngjesit u angazhuan që Shkupi dhe Tirana ta vazhdojnë së bashku rrugën drejt BE-së. Gjermania është kategorikisht kundër çfarëdo qoftë ndryshimi të kufijve në Ballkan dhe për këtë arsye Ministri Mas i quajti “fake news” të ashtuquajturat non-papers që qarkullojnë në mes politikanëve të rajonit kohëve të fundit.

I kënaqur nga shkalla e reformave dhe plotësimi i kritereve të kërkuara për fillim të negociatave aderuese në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, shefi i diplomacisë gjermane Heiko Maas tani e motivon Portugalinë, vendi kryesues me BE-në deri në qershor, ta nxit procesin, i bllokuar nga Bullgaria.

“Gjermani e sheh shumë seriozisht perspektivën evropiane të vendeve në rajon, kjo vlen posaçërisht për Maqedoninë e Veriut. Që moti i ka plotësuar kushtet për aderim në BE. Për këtë arsye gjatë vjeshtës së kaluar jemi angazhuar shumë që ta hapim konferencën e parë aderuese. Kjo nuk pati sukses, por tani gjatë kryesimit portugez vazhdojmë të punojmë. Dërgojmë mesazh të qartë se të gjithë së bashku ecim drejt qëllimit të përbashkët dhe Gjermania është në anën tuaj”, tha Maas.

Mysafiri në Berlin, Ministri Bujar Osmani, përsëriti se vendi është i gatshëm të tejkalimin e dallimeve me Bullgarinë, në kuadër të Marrëveshjes dypalëshe para 4 viteve, por edhe përmes avancimit të bashkëpunimit në fusha të ndryshme, me qëllim që procesi evropian të vazhdojë.

“Samitet e BE-së në Qershor ofrojnë shans të papërsëritshëm që ta bëjmë hapin e duhur, operacionalizimi i vendimit për fillim të negociatave përmes miratimit të kornizës negociuese dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare, si fillim formal i negociatave. Hapi i këtillë do të jetë motivim i domosdoshëm për gjithë rajoni dhe do ta përforcojë kredibilitetin e procesit euro-integrues”, tha Osmani.

I pyetur për të ashtuquajturat non-papers, që qarkullojnë në rajon gjatë javëve të fundit, Ministri Mass u përgjigj: Nuk ekziston asnjë pjesëmarrje e Gjermanisë në çfarëdoqoftë non-papers. Në qoftë se ka thashetheme për këtë atëherë janë fake news. Bazë për politikën tonë në Ballkanin perëndimor është “të mos i fusim gishtat në kufijtë”. Çfarë do qoftë ndryshime të kufijve, kudoqoftë, do të kenë ndikim në gjithë rajonin. Do të ketë pasoja negative për të gjithë. Në të kaluarën e kemi refuzuar këtë, tani e refuzojmë dhe në të ardhmen do ta refuzojmë plotësisht.

Dy ministrat janë kundër ndarjes së Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, përkatësisht se vendet do të kenë dobi më të madhe në qoftë se vazhdojnë së bashku të ecin në rrugën drejt negociatave aderuese me Brukselin. Me dëshirë që edhe Ballkani të zgjidhë krizën korona, Ministri Mas paralajmëroi donacion prej 650 mijë vaksinave, prej të cilave 110 mijë për Maqedoninë e Veriut, si dhe ndihmë financiare evropiane në vlerë 12 miliardë Euro.

Klan Macedonia










Të ngjashme