NATO duhet të veprojë në Kosovë për të zgjidhur konfliktin e zgjatur shqiptaro-serb.” Këtë e ka deklaruar ministri grek i mbrojtjes Xoaxopulos në takimet me homologun shqiptarë Hajdaraga dhe me presidentin e Republikës Rexhep Mejdani.

Greqia do të japë një milion dollarë për ushtrinë shqiptare dhe do të ndihmojë me 448 milion dhrahmi për Spitalin Ushtarak dhe në ringritjen e bazës ushtarake në Vlorë. Në bazën e Yzberishtit, ministri grek dhuroi 31 automjete ushtarake,veshje dhe paisje mjekësore. Presidenti Mejdani vlerësoi miqësinë shqiptaro-greke dhe ndihmën që po jep fqinji ynë jugor në ringritjen e ushtrisë shqiptare./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame