Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka uruar besimtarët e krishterë me rastin e festës së Pashkës.

Nëpërmjet një postimi në “X”, Hasani uron që kjo festë t’ju sjellë besimtarëve paqe dhe qetësi në familjet e tyre.

“Krishti u ngjall! Gëzuar Pashkët të gjithë besimtarëve të krishterë. Uroj që kjo festë t’ju sjellë paqe dhe qetësi në familjet tuaja”, shkruan Hasani.

/tvklan.al