Ministri i Punëve të Jashtme, Igli Hasani, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vizituar edhe shkollën shqipe “Alba Life” në New York.

Sipas ministrit, kjo shkollë, e cila është hapur 17 vite më parë luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen dhe promovimin e kulturës shqiptare.

Me këtë rast, ministri ka shpërndarë edhe 300 Abetare për nxënësit, si mbështetje simbolike në rrugëtimin e tyre drejt mësimit të gjuhës amtare.

Klan News