Ministri i Arsimit Et’hem Ruka flet për reduktimin e numrit të studentëve në sistemin e korespondencës. Në një sqarim për Tv Klan ai shpjegon se si do të vijojë ky proces mësimor:

“Prirja e Ministrisë së Arsimit është që të shtojë numrin e studentëve të ditës dhe të pakësojë studentët me korespondencë. Gjithsesi korenspondenca do të vazhdojë por do të ketë një lloj tkurrjeje ku më e madhe do të jetë në sistemin  juridik, i cili ka patur një numër të madh studentështë regjistruar në këto fakultete. Nga 30 mijë studentë, 8 mijë prej tyre studiojnë juridik dhe kryesisht korespondencë dhe ky fakt çon në skarcitet intelektual.”

Pamje Ministri i Arsimit Et’hem Ruka intervistë./tvklan.al

Gazetar : Vladimir Lame