Ministri i Arsimit dhe Shkencës Luan Memushi ka bërë bilancin e punës në arsim për vitin 2002. Në një auditor me gazetarë drejtues të institucioneve arsimore dhe zyrtarë të ministrisë, Memushi ka renditur ndër sukseset e vitit që lamë pas rritjen e numrit të regjistrimeve me 9000 nxënës më shumë se një vit më parë.
Ndërsa për universitetet këtë vit janë regjistruar 2500 studentë më shumë se në vitin 2001. Fillimi i kualifikimit për drejtuesit e shkollave dhe përzgjedhja e tyre me konkurs, është konsideruar si hap reformues ndërsa blerjet dhe prokurimet gjatë këtij viti janë bërë me më shumë transparencë duke kursyer sipas ministrit 20% të fondit të prokurimit.
Në planet e Vitit të Ri, Ministria e Arsimit ka planifikuar reformë në arsimin parauniversitar, viti 2003 do të fillojë edhe fillimin e liberalizimit të botimeve shkollore. Ndërsa investimet në shkolla do të finalizohen me rikonstruksionin e 200 objekteve shkollore.
Në fund të analizës vjetore për të konkretizuar sukseset e një viti si dhe në përshtatje me atmosferën e ditëve të fundit të vitit. Ka qenë orkestra e harqeve e liceut artistik që ka mbajtur për zyrtarë dhe drejtues të arsimit një koncert orkestral.
Nën drejtimin e maestros Bujar Alliu, violinistë të liceut kanë interpretuar koncertin në dy kohë “Divertimento” nga Moxart ndërsa në duet është interpretuar “Boccherini”./tvklan.al