Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ishte sërish në Shkodër sot, në një vizitë të tretë që prej të shtunës së kaluar, kur u ekzekutuan dy vëllezërit Astrit dhe Ibrahim Bilali.

Ministri Lleshaj pas takimit blic në Prefekturë u tha gazetarëve të Shkodrës se vizita e tij më e fundit lidhej me faktin se ai personalisht dhe qeveria po i jep vëmendje maksimale Shkodrës, për t’i dhënë garanci qytetarëve.

Lleshaj i shoqëruar nga  Drejtori i Përgjithshëm të Policisë Ardi Veliu shkoi në Shkodër pasdite e kësaj të mërkure dhe për afro dy orë zhvilloi një takim me drejtues të policisë. Në këtë takim ishte edhe prefekti i ri i qarkut Shkodër, Valdrin Pjetri.

Tv Klan