Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Ministri turk i Brendshëm Sadedin Tantan erdhi sot në Shqipëri. I ftuar nga ministri ynë i Rendit Poçi, Tantan edhe vizitën e parë e bëri në ministrinë e Rendit. Bashkëpunimi ynë ka sjellë mjaft fryte i është drejtuar Poçi homologut të tij nga Turqia, duke falenderuar njëkohësisht për asistencën e vazhdueshme të policëve turk në shqipëri në kuadër të MAPE-s.

Ministri i Brendshëm turk Tantan nga ana e tij është shprehur i kënaqur nga marrëdhëniet e mira mes dy vendeve dhe konkretisht mes dy policive tona. Ai ka premtuar gjithashtu më shumë asistencë për policinë shqiptare. Më pas i shoqëruar nga ministri ynë i rendit Tantan ka vizituar Akademinë e Rendit.

Në takimin me drejtorin e ekonomisë ministri turk i Brendshëm ka premtuar një ndhmë material për shkollën e vetme të policisë shqiptare. Po sot pasdite ministri turk i Brendshëm Tantan u takua dhe me kreun e SHISH Klosi dhe kryetarin e informacionit parlamentar për rendin Neritan Ceka./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj