Ministri i Financave Anastas Angjeli organizon një takim informal me përfaqësues të medias. Përsa i përket qëllimit të këtij takimi ai shprehet :

“ Qëllimi i këtij takimi është i gjithi informal. Me shumicën prej tyre unë kam miqësi individuale dhe ishte dëshira ime që të takoheshim të gjithë bashkë për të bisedur në mënyrë shoqërore për problemet më kryesore që po kalon vendi dhe kontributin e përbashkët që duhet të japim për stabilitetin e vendit dhe për tu mirëkuptuar për të gjitha vërejtjet që shtypi i bën qeverisë.”

Ndër të ftuar,Agron Llakaj i bën një propozim të veçantë zotit Angjeli :

“ Përderisa kam marrë përsipër të luftoj kontrabandën, unë i kërkova që ta ndihmoj në punën e tij dhe Drejtor Dogane në Kakavijë për pak muaj të më dërgojë mua, pastaj do të iki në Amerikë “

Pamje ministri i Financave Anastas Angjeli, Aleksandër Frangaj, Blendi Fevziu, Ylli Rakipi, Nikoll Lesi, Agron Llakaj./tvklan.al