Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas ka deklaruar se Qershori i vitit 2019 nuk do të thotë hapje automatikisht e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Gjatë vizitës zyrtare në Tiranë, në konferencën për mediat me homologun Bushati, ministri gjerman theksoi se Shqipëria duhet të avancojë në ndërtimin e shtetit ligjor dhe në zbatimin e reformës në drejtësi. Do të duhet ende punë, tha ministri Haas, përtë bindur edhe vendet skeptike.

Megjithatë, kreu i diplomacisë gjermane theksoi se Shqipëria ka bërë hapa përpara në sistemin e drejtësisë gjatë muajve të fundit, duke evidentuar gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

“Vendet e BE-së e kanë thënë qartë se Qershori i 2019 nuk do të jetë automatikishti nisje e procesit të anëtarësimit. Bëhet fjalë për konsultimin e shtetit ligjor dhe të sistemit të drejtësisë. Shqipëria ia ka dalë të bëjë hapa gjigand në sistemin e drejtësisë”

, u shpreh ministri i Jashtëm i Gjermanisë.

Ndërsa ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati vlerësoi se qeveria do të bëjë çmos për të avancuar në përmbushjen e kritereve që do të mundësojnë çeljen e negociatave për vendin tonë.

Pyetjes së gazetarëve nëse mazhoranca do të bashkëpunojë me opozitën për të çuar përpara këto pika të kërkuara nga Brukseli, Bushati iu përgjigj se “

ka një ofertë nga ana e Kryeministrit drejtuar opozitës lidhur me ato që konsiderohen cështje të përbashkëta”

. /

 tvklan.al