Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, i ka bërë thirrje Iranit që të shpëtohet pakti bërthamor i 2015.

Maas në një deklaratë tha se marrëveshja mes Iranit dhe fuqive botërore është në interesin e Teheranit, por që kjo marrëveshje mund të shpëtohet vetëm nëse Irani vepron sipas asaj që është miratuar më herët.

Më tej ministri vuri në dukje gatishmërinë e deklaruar të administratës së Biden për t’u bashkuar me paktin. “Është në interesin më të mirë të Iranit të ndryshojë kurs tani, përpara se marrëveshja të dëmtohet përtej rregullimit”, tha ai.

Po ashtu Maas tha se Gjermania pret “pajtueshmëri të plotë, transparencë dhe bashkëpunim” nga Irani me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike.

Shefi kësaj agjencie, Rafael Grossi, ka qenë së fundmi në një udhëtim në Teheran ku është takuar me autoritetet e vendit./tvklan.al