Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, ka njoftuar se pas vizitës në Kosovë ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin speciale të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Në një postim në mediat sociale, Dendias shprehet se me të dërguarin e BE ka folur për vizitën e tij në Kosovë.

Gjatë bisedës telefonike, unë informova përfaqësuesin special të BE-së Miroslav Lajçak në lidhje me kontaktet gjatë vizitës sime të fundit në Prishtinë”, është ky reagimi i Dendias.

Ky reagim i kreut të diplomacisë greke vjen pas vizitës së zhvilluar në Kosovë, ku zhvilloi takime me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla./tvklan.al