Shefi i diplomacisë greke Nikos Kotzias, do të bëjë një vizitë dy ditore në Tiranë, në 6-7 qershor. Të hënën, 6 qershor, Kotzias do të ketë një takim me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati. Më pas dy ministrat do të bëjë deklarata të përbashkëta për shtyp.

Më pas Ministri i Jashtëm grek do të pritet nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani. Axhenda vazhdon më pas me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Janullatos.

Të martën, më 7 qershor, Kotzias do të mbajë një fjalim në një eveniment të organizuar nga Universiteti i Tiranës për rëndësinë e marrëdhënieve shqiptaro-greke, si dhe për të ardhmen evropiane të rajonit.

Shefi i diplomacisë greke do të takojë edhe lideri e opozitës shqiptare, Lulzim Basha. Vizitën e tij dy ditore në Tiranë Nikos Kotzias, e mbyll me një takim me minoritetin grek.

/tvklan.al