Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, do të vizitojë sot Prishtinën. Kjo vizitë zyrtare e Mass në Kosovë do të pasohet dhe nga disa takime në Serbi.

Mediat në Kosovë raportojnë se shefi i diplomacisë gjermane do të diskutojë me zyrtarë të Kosovës dhe Serbisë, edhe për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve.

Mass do të ketë disa takime, me ministren e Jashtme Donika Gërvalla, me Kryeministrin Albin Kurti dhe me Presidenten Vjosa Osmani.

“Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla pret në aeroport homologun e saj gjerman Heiko Maas. (Aeroporti “Adem Jashari”, Prishtinë, ora 14:00); Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. (Presidenca, ora 15:00);

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. (Objekti i Qeverisë, ora 16:30); Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla pret në takim homologun e saj gjerman Heiko Maas. (Objekti i MPJ-së, ora 17:00)“, është kjo axhenda e punës së ministrit gjerman në Kosovë.

Vizita e shefit të diplomacisë gjermane vjen në një kohë kur marrëdhëniet mes Beogradit dhe Prishtinës janë të ngrira dhe në media kanë qarkulluar lajme se ka një projekt për ndryshimin e kufijve në Ballkan./tvklan.al