Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias dhe sizmiologu grek Efthymios Lekkas do të vijnë në Shqipëri për të parë nga afër pasojat e tërmetit shkatërrimtar 6.4 ballë që goditi vendin tonë. Sipas CNN-t grek, ministri Dendias dhe sizmiologu do të udhëtojnë urgjentisht drejt Tiranës.

Me urdhër të Kryeministrit, Greqia do të ofrojë ndihma të menjëhershme për Shqipërinë pas pasojave të shkaktuara nga tërmeti që goditi vendin”, shkruan në Twitter ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias.

Sizmiologu grek Lekkas, së bashku me dy kolegët e tij Spyros Mavroulis dhe Panagiotis Karydis, pritet të mbërrijnë në Shqipëri gjatë pasdites. Lekkas është shprehur se epiqendra ku ra tërmeti i fortë është nga zonat më aktive në Shqipëri./tvklan.al