Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, është takuar ditën e sotme me homologun e tij rus Sergei Lavrov në provincën lindore kineze të Anhui.

Rusia është përpjekur të rreshtohet me Kinën për të krijuar një front të bashkuar lindor dhe Ministri i Jashtëm Rus, Lavrov tha së fundmi se dy vendet po shijonin marrëdhëniet e tyre më të forta deri më tani.

Lavrov do të marrë pjesë në dy takime për situatën në Afganistan së bashku me përfaqësues nga Pakistani, Irani, Taxhikistani, Turkmenistani dhe Uzbekistani.

Bisedimet vijnë pasi Afganistani po vuan një krizë ekonomike dhe humanitare të përkeqësuar nga një ndërprerje e ndihmës financiare pas marrjes së pushtetit nga Talibanët.

Po ashtu, kjo vjen gjithashtu pasi Ukraina dhe Rusia zhvilluan dje bisedimet e paqes në Turqi. Ende nuk ka pasur ndonjë marrëveshje për një armëpushim./tvklan.al