Shkak, puthja për homologen e tij gjermane
Puthja e befasishme që i dha Ministri i Jashtëm kroat i dha homologes gjermane gjatë një takimi në Berlin ka shkaktuar reagime në Kroaci. Ministri Radman është kritikuar për seksizëm, por vetë kryediplomates gjermane, kjo puthje duket se nuk i ka bërë aspak përshtypje.
Kryediplomati kroat po përballet me furtunë kritikash për këtë gjest.
Gordan Grliç Radman puthi ishte i vetmi që i dha dorën dhe u afrua ta puthë në faqe homologen gjermane Analena Berbok gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve të BE-së për anëtarësimin e Ukrainës, të Entjen në Berlin.
Siç duket edhe në pamje, shefja e diplomacisë gjermane shprehu dr nuk e priste dhe shprehu habinë kur pa Radmanin t’i afrohej dhe më pas e kaloi me një buzëqeshje.
Në Kroaci, përfaqësues të shoqërisë civile dhe aktivistë për të drejtat e grave e quajtën seksiste sjelljen e ministrit të tyre të Jashtëm.
Vetë kryediplomati Radman tha se bëhej fjalë për një përshëndetje të ngrohtë miqësore dhe u kërkoi falje atyre që e kanë marrë për keq.
Ndërsa ministres së Jashtme gjermane Analena Berbok nuk i ka bërë fare përshtypje, pasi deri më tani nuk e ka komentuar.
Tv Klan
Gelebte feministische Außenpolitik!
— ???????????? ???????? #StandWithGermany ???????? (@Doctor_Germany) November 3, 2023
Vielleicht hat sich Frau #Baerbock einfach zu lasziv verhalten mit ihrem Lächeln und das Paarungsverhalten von Gordan Grlic-Radman angeregt?
Dabei wollte er doch nur eine Außenministerin von innen erleben. So viele gibt ja nun mal auch nicht! pic.twitter.com/wR0bDoXdba