Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Ministri i Jashtëm Paskal Milo u takua me Bernard Kushner, administratori dhe i dërguari i posaçëm i OKB-së në Kosovë. Kushner ka ardhur me një mision shumë të rëndësishëm për të normalizuar e stabilizuar situatën në Kosovë dhe për t’i dhënë mundësi Kosovës që të zhvillohet një demokraci ku të ndërtohet një shoqëri multietnike, tha Milo. Për herë të parë në historinë e kombit shqiptar ne kemi një mbështetje kaq të fuqishme ndërkombëtare që prej vitit 1912.

Ndërsa nga ana e tij Bernard Kushner tha se ishte një takim shumë i dobishëm me Ministrin e Jashtëm Shqiptar, Paskal Milo. Patëm mundësi të flasim për situatën në Kosovë dhe në gjithë Rajonin. Do të bëj në Tiranë një vizitë zyrtare në Nëntor tha Kushner. Jemi në fazat e rindërtimit ekonomi dhe aktualisht është një situatë mjaft e vështirë. Shqipëria është pjesë e këtij procesi të vështirë të rindërtimit të Kosovës, ndaj ka dhe ajo rolin e saj të madh.

Problemi kryesor që po përballemi aktualisht, tha Kushner, është vendosja e dialogut mes paleve dhe misioni ynë është t’i mbrojmë ata. Ky ishte dhe takimi që pati sot pasdite Ministri i Jashtëm Paskal Milo me Kushner./tvklan.al

Gazetar – Eduart Frangaj