Dita e sotme ka sjellë takime të ndryshme diplomatike në Kosovë. Ministri i Jashtëm Rus Ivanov ka vizituar sot paradite Prishtinën. Pa praninë e gazetarëve ai është takuar në Aeroportin e Prishtinës me kreun e UMNIK dhe komandantin e KFOR si dhe me njërin prej krerëve të NATO-s. Ndërkaq dhe ministri i Jashtëm grek ka vizituar kampet greke të KFOR-it në Fushë-Kosovë dhe në Ferizaj.

Gjatë një konference për shtyp të mbajtur sot paradite, ai ka shprehur vendosshmërinë për vazhdimin e misionit të grekëve në kuadër të KFOR-it në Kosovë. Temë bisedimesh në ditët e sotme, ka qenë dhe lugina e Preshevës ku luftëtarët shqiptarë refuzuan sot planin e qeverisë serbe për dhënien fund të luftimeve në rajonin e luginës së Preshevës pranë kufirit me Kosovën në jug të Serbisë./tvklan.al

Gazetare: Mirela Milori