Takim me presidentit Vuçiç për luftën në Ukrainë

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të vizitojë Beogradin me 7 Qershor. Sipas mediave serbe, Lavrov do të zhvillojë një sërë takimesh me udhëheqësit e vendit dhe mbi të gjitha do të diskutojë me presidentin Aleksandër Vuçiç mbi luftën në Ukrainë dhe qëndrimin e Serbisë përballë kësaj situate.

Kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë rus në Serbi që nga fillimi i luftës dhe vjen në një kohë kur BE-ja po përgatit një paketë tjetër dhe më të ashpër sanksionesh. Serbia është i vetmi vend në Europë që nuk u është bashkuar sanksioneve kundër Rusisë.

Vizita e Lavrov-it do të jetë një mundësi për të sqaruar qëndrimin e Moskës për Kosovën duke pasur parasysh deklaratat e fundit të presidentit rus Vladimir Putin dhe zyrtarëve të tjerë rusë, të cilët bënë krahasime me situatën në Donbas.

Klan News