Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, planifikon që të vizitojë Athinën. Raportimet vijnë nga Ankaraja. Kjo vizitë e diplomatit turk pritet të bëhet pas asaj që bëri homologu i tij grek, Nikos Dendias, në Turqi muajin e kaluar.

Kathimerini shkruan se nuk është përcaktuar ende data e saktë e mbërritjes së Cavusoglu në Athinë. Çdo detaj pritet që të përmbyllet pas përfundimit të festës së Bajramit në Turqi.

Duhet kujtuar se vizita e muajit të kaluar e Dendias në Ankara u pasua me tensione. Shkak u bë konferenca e përbashkët për shtyp mes tij dhe Cavusoglu. Mediat greke e konsideruan atë takim si një fitore të Dendias.

Palët u ulën në tryezë pas tensioneve të shumta në Mesdheun Lindor. /tvklan.al