Brojka pretendon se ndër të tjera është shkelur ligji për urbanistikën dhe nuk është kërkuar leje ndërtimi. Ndërsa juristët vënë re se Këshilli i Rregullimit nuk ka lidhje me këto objekte. Ministrisë dhe shëtitorja janë shpallur si monument kulture dhe për këtë arsye bojën, kokën e ushtarëve romakë e të tjera, i vendosin vetëm specialistët e monumentëve. Ministri i Kulturës Edi Rama, sqaron:

Edi Rama: Instituti i Monumentit të Kulturës ka kompetencën ekskluzive të dhënies së mendimeve dhe të ndjekjes së proceve të restaurimit. Nga ana tjetër besoj se të gjithë qytetarët e Tiranës po shikojnë se çfarë ndryshimi rrënjësor po i bëhet qendrës historike dhe unë shpresoj që njeriu i Institutit të Monumentit të Kulturës në Këshillin e Territorit të Rregullimit të Tiranës të ketë folur në emër të profesionit dhe jo në emër të partisë që ai përfaqëson.

Gazetarja: Ju në këtë rast mendoni se nuk ka shkelje ligji? Sipas Brojkës ka një të tillë.

Edi Rama: Unë nuk mendoj që ka një shkelje të ligjit. Unë jam i bindur që nuk ka shkelje të ligjit, përkundrazi ka një respektim të ligjit për pasuritë kulturore. Dhe nëse ligji për urbanistikën thuhet që Bashkia apo KRRT ka të drejtë të japë mendim kur bëhet fjalë për ripunim, këtu kemi të bëjmë me restaurim.

Rikonstruksioni i Ansamblit monument kulture nuk shihet me sy të mirë në këtë prag fushate elektorale. Deri në fund të muajit tjetër Rama ka premtuar se qendra e Tiranës do të ketë fytyrë tjetër, ndërsa kryetari i sotëm i bashkisë po tregon se është gati të mbyllë ditët pas suvasë dhe dritareve të ngrëna nga mola. Më mirë zhuli se humbja./tvklan.al