Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Ministri i Mbrojtjes Ilir Gjoni, deklaroi sot në Shkodër, se ushtria shqiptare është e gatshme të mbrojë kufijtë e atdheut të saj në rast të një situate emergjente në Mal të Zi. I pyetur mbi situatën në kufirin Shqipëri-Mal i Zi, një ditë para zhvillimit të zgjedhjeve në Serbi, ministri Gjoni u shpreh, se “ne jemi në gatishmëri dhe po monitorojmë çfarë po ndodh matanë kufirit, por nuk ka ndonjë emergjencë të re”. Në kufi nuk ka ndonjë problem është shprehur ai.

Ministri i Mbrojtjes Gjoni tha, se divizioni i Shkodrës ka një mision tepër të rëndësishëm, duke qenë në afërsi të zonës kufitare me Malin e Zi. Këtë mision unë jam i bindur, se ky divizion e kryen dhe do ta kryej me shumë sukses në rast të një situate emergjence./tvklan.al