Ministri i Mbrojtjes dhe Punëve të Jashtme i Letonisë, Artis Pabriks, ka reaguar lidhur me ngjarjen tragjike ku humbi jetën efektivja e FA, Zarife Hasanaj dhe u plagosën dy të tjerë.

Përmes një statusi në faqen e tij në Twitter, Pabriks ka shprehur ngushëllimet e tij për familjarët e viktimës dhe garanton shtetin shqiptar për hetim të menjëhershëm të këtij aksidenti.

Efektivja e Forcave të Armatosura Zarife Hasanaj humbi jetën nga shpërthimi i një mine në bazën Camp Adazi në Letoni, ku forcat shqiptare janë aty me mision të NATO-s për demontimin e municioneve.

/tvklan.al