Ministri i Punës dhe Çeshtjeve Sociale Elmaz Sherifi shpjegon legalizimin e emigrantëve shqiptarë në Itali dhe punësimin e tyre. Ai thotë se kuota e pranimit të emigrantëve nga vendet e tjera është 30 mijë ndërsa për Shqipërinë nuk ka limit. Kjo u jep mundësi emigrantëve shqiptarë që të aplikojnë deri më 15 Dhjetor  për të fituar statusin e emigrantit legal. Për shqiptarët kjo është hera e parë që ofrohet një emigrim i legalizuar dhe këtë fakt ministri e lidh me përvojën e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Italisë. Përsa i përket kushteteve, duhet që një punëdhënës italian të japë garanci për punësimin dhe strehimin e emigrantëve që do të aplikojnë për të fituar statusin në vendin përkatës ku do të shkojnë.

Pamje Ministri i Punës intervistë./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti