Gjenerali Sandër Lleshi do të jetë sot i ftuar në emisionin “Opinion”. Në një intervistë përballë gazetarit Blendi Fevziu, pritet që Ministri i Brendshëm të tregojë më shumë për veten, arsyet dhe rrethanat që e çuan në krye të njërës prej Ministrive më të rëndësishme në vend, ndonëse ende jo zyrtarisht.

Ishte Kryeministri Rama ai që të shtunën njoftoi zgjedhjen e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm në kabinetin e tij. Në të njëjtin postim në Twitter, Rama njoftonte edhe dorëheqjen e Fatmir Xhafës. Por emri i Sandër Lleshit si ministër pritet të zyrtarizohet vetëm të enjten, pas votimit në Kuvend.

Kujtojmë se ai vjen në krye të Ministrisë së Brendshme pas dy ministrave të përfolur dhe të dorëhequr, Saimir Tahiri e Fatmir Xhafa./

Opinion.al