Ministri i Shëndetësisë në Angli, Matt Hancock, është kapur mat nga kamerat e sigurisë teksa është puthur me sekretaren. Mediat në Angli kanë publikuar foto të ministrit duke u puthur në ambientet e punës dhe shkruajnë se posti i tij tani është në rrezik.

Në fotot e publikuara nga The Sun, shihet momenti kur ai në një nga korridoret e ministrisë shkëmben puthje në buzë me sekretaren, Gina Coladangelo.

Më tej shtohet se prej kohësh flitej për një lidhje të fshehtë mes tyre, por askush nuk e kishte pranuar dhe nuk kishte prova për të vërtetuar këtë gjë. Por pas publikimit të fotove, gjithçka është konfirmuar.

Mediat shkruajnë se Hancock njihej prej kohësh me ndihmësen, pasi kishin studiuar bashkë në Oksford.

Ministri është i martuar dhe ka tre fëmijë, por ashtu dhe Coladangelo është nënë  e tre fëmijëve./tvklan.al