Ministri i Shëndetësisë së Izraelit, Nitzan Horowitz, është shprehur optimist lidhur me përhapjen e variantit të ri të Covid-19.

Në një deklaratë për mediat, ministri u shpreh se të dhënat e deritanishme tregojnë se qytetarët e vaksinuar janë të mbrojtur nga varianti Omicron.

Në ditët në vijim do të kemi informacione më të sakta për efikasitetin e vaksinës kundër Omicron, por tashmë ka vend për optimizëm dhe ka indikacione fillestare se ata që janë vaksinuar do të jenë të mbrojtur nga ky variant”, tha Horowitz.

Izraeli është një ndër vendet më të vaksinuar. Qytetarët mbi 16 vjeç mund të vaksinohen, por sipas rregullave të vendosura nga ky shtet qytetarët duhet të marrin tre doza që të quhen të vaksinuar plotësisht./tvklan.al