Ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko konfirmoi sot pasdite zhbllokimin e rrugës Kukës-Morinë, duke ju hapur rrugë kosovarëve të shumtë që udhëtojnë drejtë Prishtinës, ndërkohë që ka thirrun në një mbledhje shtabin e përgjithshëm të emergjencës.

Ministri ka konfirmuar hapjen e disa rrugëve të tjera të rëndësishme, duke dhënë garancinë se forcat e Ushtrisë janë duke punuar maksimalishtë për normalizimin e plotë të situatës.

Madje në një kompromis me KESH-in është vendosur lëshimi i ujit të Liqenit të Fierzës në mënyrë që linja ujore me target, të funksionojë duke udhëtuar kështu edhe ndihmat e nisura për Tropojë.

Pandeli Majko: Sot kam një lajm të mirë, aktualisht është zhbllokuar gjithë segmenti që fillon nga Kukësi dhe mbaron në Morinë, që do të thotë jemi duke u kujdesur dhe ky ka qenë shqetësimi bazë i yni, që rrugët të hapën edhe sidomos në nje lëvizje shumë të rëndësishmë, që ka të bëj me lëvizjen e emigrantëvetë të Kosovës, të cilët duan të kalojnë fundvitin në Kosovë. Jemi duke diskutuar me përfaqësuesit e KESH-it sepse në fund të fundit ata kanë stratëgjinë e tyre./tvklan.al